Sot, në ditën e parë të shkollës vizituam shkollat fillore në Han të Elezit për t’iu dëshiruar nxënësve dhe personelit arsimor një fillim të mbarë dhe me plot suksese.
Një urim të veçantë, për nxënësit që për herë të parë do të kalojnë pragun e shkollës, nxënësit e klasës së parë!
Prioriteti dhe objektivi ynë është ngritja e cilësisë së arsimit dhe përmirësimi i infrastrukturës shkollore.
Komuna jonë është e përkushtuar të ofrojë kushtet më të mira për zhvillimin tuaj arsimor, dhe së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për të gjithë.
Suksese të gjithëve!