Në pasditen e sotme, me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të shokut tonë, veteranit më të vjetër të Brigadës 164 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuri Brava (Haxhi Nuria). Si zv.Komandant i Brigadës 164, qysh në kohët e angazhimit për çlirim të vendit, e vura re heroizmin e tij, e poashtu forcën e tij të mendjes dhe të trupit, e që e bënte atë një shembull për të gjithë ne që ishim shumë më të rinjë se ai. Do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri të pashoq dhe një mbështetje të fortë për atdheun dhe komunitetin tonë.
Në këtë moment të vështirë, ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjen, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
U prehsh në paqe!
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.