Si mbështetës të vullnetarizmit, ju ftojmë të aplikoni për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit!
Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit synojnë të shpërblejnë kontributin e të gjithë qytetarëve të Kosovës të cilët angazhohen për të bërë Kosovën një vend më të mirë.
Këto çmime synojnë të njohin dhe shpërblejnë kontributin e të rinjve, bizneseve, komunave, diasporës, figurave publike, shkollave dhe OJQ-ve. Në qoftë se ti apo dikush që ti njeh i përket këtyre grupeve dhe vlerësoni se e meriton një nga çmimet, shihni më poshtë çfarë duhet të keni parasysh:
 Ti mund të nominosh veten apo dikë tjetër për këto çmime
 Afati i fundit për aplikim është 30 shtator, 2024
✨ Çmimet do të ndahen në Konferencën e Vullnetarizmit të Vitit me 5 dhjetor 2024
 Ky është linku i aplikimit – https://rb.gy/65gdgz
Fushata e Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit implementohet nga TOKA me mbështetje nga SIDA, CDF, HumanRightivism, Bashkimi Evropian, SMART Balkans, Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA) dhe Erasmus +.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.