Postimi i plotë nga Kryetari i Komunës :-
Çdo dëshmor i ynë është një gur themeli në ndërtimin e lirisë dhe të pavarësisë sonë. Kujtimi i tyre është i përjetshëm dhe detyra jonë është që ta ruajmë dhe ta transmetojmë këtë kujtim tek brezat e rinj, si një frymëzim për guxim, dashuri për atdheun dhe besnikëri ndaj parimeve të lirisë dhe drejtësisë.
Sot, më shumë se kurrë, duhet të ndjekim shembullin e dëshmorëve tanë duke punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për të gjithë. Të punojmë për një shoqëri ku vlerat e lirisë, drejtësisë dhe paqes janë baza e gjithçkaje që ndërtojmë. Të sigurohemi që sakrifica e tyre të mos ketë qenë e kotë, por të shërbejë si një motiv për të ndërtuar një vend të fortë dhe të begatë.
Për shënimin e kësaj dite krenarie, e filluam me homazhe tek Përkujtimorja e Viktimave Civile , më pas me homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës, bashkë me kryesuesin e Kuvendit Komunal, deputetët e Repuplikës së Kosovës, Ilmi Reçica dhe Rashit Qalaj, familjarët e dëshmorëve të kombit, drejtorë, asambleistë, zyrtarë komunalë, Policoa e Kosovës dhe qytetarë të tjerë.
Pas homazheve, vazhduam me manifestimin kulturo artistik, i cili u organizua nga SHKA “Sharri” me vajzat dhe djemtë e tyre të talentuar.
Lavdia u takon dëshmorëve të kombit, respekti çlirimtarëve!