Po e fillojmë mbarë këtë vit shkollor duke vazhduar bashkëpunimin me organizatën TOKA për trajnimin e mësimdhënësve në metodologjinë “Të nxënit përmes përvojës”.
Në partneritet me Fakulteti i Edukimit / Faculty of Education- UP , organizata TOKA do të trajnojnë edhe një pjesë të mësimdhënësve të komunës së Hanit të Elezit dhe për herë të parë i gjithë procesi i mentorimit të mësimdhënësve do të bëhet nga vetë mësimdhënësit e komunës tonë të trajnuar dhe të certifikuar si mentorë në kuadër projektit “Të nxënit përmes përvojës”. 

Ky projekt financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe mbështetet nga DKA – Komuna e Hanit të Elezit.