ot, më datë 16.08.2024 vazhduam me dëgjimin e tretë dhe të katërt buxhetor për Projekt Buxhetin për vitin 2025 dhe vlerësimet e hershme buxhetore për vitet 2026-2027, duke filluar në ora 11:00 në SHFMU “Veli Ballazhi” në fshatin Gorancë me gjithsej 22 pjesëmarrës dhe në ora 13:30 në SHFMU “Ilaz Thaçi” – fshati Seçishtë me gjithsej 24 pjesëmarrës.
I pranishëm në të dy dëgjimet buxhetore ishte i pari i Komunës z.Mehmet Ballazhi, i cili e pati edhe fjalën hyrëse si dhe theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në këto dëgjime buxhetore. Prezantimin e Projekt Buxhetit për vitin 2025 e bëri Drejtorja për Buxhet dhe Financa. Poashtu, të gjithë pjesëmarrësve u është siguruar materiali në kopje fizike.
Në këto dëgjime, përveç Administratorëve të fshatrave të lartëpërmendur që vunë në pah dhe dhanë propozimet e tyre për projektet për lokalitetet që u përkasin pas diskutimeve që i kanë patur me banorët, edhe pjesa tjetër e pjesëmarrëve kishin mundësinë e dhënies së propozimeve të tyre.
Dëgjimi i rradhës të organizuar nga i pari i Komunës dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa do të mbahet më datë 22.08.2024 me gratë e Komunës së Hanit të Elezit, në Qendrën Kulturore “Imri Curri” duke filluar nga ora 15:00.
