Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Në ambientet e Restorantit “Trofta” në Istog, është mbajtur Forumi i 4-të i Liderëve Komunal, kësaj radhe me përfaqësuesit e gjashtë komunave të Regjionit të Pejës duke përfshirë edhe Zyrtarë të lartë nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Qëllimi i mbajtjes së këtij forumi, ishte ngritja e bashkëpunimit në mes të komunave dhe institucioneve të nivelit qendror me qëllim të sigurimit sa më të mirë të shërbimeve publike për qytetarët tanë.
Ramadan Sejdiu, Drejtor i Njësisë së Monitorimit të Ndërmarrjeve Publike në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, që në fillim ka kritikuar zyrtarët përgjegjës të shërbimeve publike për mungesë bashkëpunimi. “Mund ti numëroj në gishta drejtorët e shërbimeve publike të cilët kanë ardhur të konsultohemi për ndonjë çështje që është me interes për qytetarët tanë, dhe si gjithmonë, po gjendet OSBE-ja ajo që po bëhet sebep dhe po na bashkon”.
Në takimin e sotëm janë diskutuar çështje prej nga më të ndryshmeve, e veçanërisht nga ana e përfaqësuesit të MEF-it, z. Sejdiu është zënë në gojë Ligji mbi Ndërmarrjet Publike i aprovuar kohë më parë, por siç tha ai, nene të caktuara të këtij ligji bien në kundërshtim me Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale, prandaj edhe për momentin, nuk e kemi asnjë mundësi për ndryshimin e Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike, të paktën pa kaluar tri vite, sepse ai rrjedh nga Pakoja e Ahtisarit.
Pritet që Ligji mbi Vetëqeverisjen Lokale të amendamentohet dhe do te parashihet qe komuna ta kenë të drejta më të mëdha në këtë sferë.
Mos përmbushja e obligimeve nga ana e konsumatorëve, humbja fizike e ujit nga keqpërdorimet, kyçjet ilegale, shfrytëzimi i ujit për auto-larje e pastrim rrugësh, ishin disa nga shqetësimet që u shqyrtuan në këtë mbledhje. U tha se komuna përmes inspektorëve të vet, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mund të bëjnë më shumë në parandalimin e abuzimit me uji të pijshëm.
Ky forum u informua edhe rreth iniciativës së Komunës së Pejës, Istogut dhe Klinës për pavarësim dhe ndarje të aseteve nga Kompania Rajonale “Ambienti” në Pejë.
Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.