Normal
0

false
false
false

MicrosoftInternetExplorer4

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}

Z. Ilir Gjinolli dhe Znj. Ardita Byci-Jakupi, ekspertë të fushës së planifikimit nga Kompania “Urban Plus” në Prishtinë, për Këshillin e Drejtorëve dhe zyrtarë tjerë komunal, kanë prezantuar ecurinë e punës së gjertanishme rreth Planit Urban Rregullues për qytezën e Banjës.

Normal
0

false
false
false

MicrosoftInternetExplorer4

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}

 “ Ne si hartues të këtij plani, së bashku me Drejtorinë e Urbanizmit që është bartës i projektit, por edhe me Drejtori dhe Sektore të caktuara, planifikojmë të kemi edhe pjesën e konsultimeve me qytetarë, të cilët edhe ata do të japin pikëpamjet e veta, për të parë se cilat janë nevojat dhe kërkesat e tyre për rrethin ku ata jetojnë”, u shpreh në fillim të prezantimit z. Gjinolli.

 

Në Banjë, pjesën dërmuese e mbulon toka bujqësore, por pa e harruar edhe zonën e pyllëzuar dhe pemishtet si dhe parqet e ndryshme në këtë zonë urbane. Struktura e popullsisë është e koncentruar në qendër të qytetit.

Karakteristikë e Banjës theksojnë ekspertët e planifikimit është se ka vetëm dy raste të banimit kolektiv deri sa pjesa tjetër karakterizohet me banim individual.

 

“Banja, momentalisht ka 2.240 banorë, ndërsa numri i amëvisnive 409, apo shprehur në përqindje 5.6 anëtarë për familje. 51 % të popullatës e përbëjnë grup-mosha nga 25-60 vjeç. Të ardhurat financiare këto familje kryesisht i realizojnë nga të punësuarit e tyre të afërt me punë të përkohshme në shtetet e huaja” ka shtuar znj. Byci-Jakupi.

 

Kompania në fjalë së shpejti do të organizojë konsultim edhe me qytetarët e Banjës, me qëllim që Plani Urban Rregullues të dali sa më i kompletuar dhe funksional.   

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.