Projekti komunal për rehabilitimin e rrugës malore që shpie nga fshati Lubozhdë për në Lug të Butë, ka kohë që ka filluar dhe ai tashmë është në përfundim e sipër. Komuna ka investuar 29.300 € që bjeshkatarëve, e veçanërisht blegtorëve të cilët një pjesë të mirë të vitit e kalojnë në këto bjeshkë të bukura u lehtëson dukshëm udhëtimin e tyre në destinacionin e caktuar.

Punët në rehabilitimin e rrugës është duke i kryer Kompania “Globi” nga Peja.
Bazuar në aktivitetin e deritanishëm, kompania në fjalë është duke bërë punë të mirë, thotë Drejtori i Drejtorisë Komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Hidro-ekonomi z. Januz Kabashi.