Komandanti i KFOR-it për Zonën e Perëndimit, Koloneli Davide Di Bartolo, ka hapur këtë ceremoni përurimi duke thënë se jemi sot këtu për të shënuar përfundimin e punimeve në këtë Qendër shëndetësore.
Drejtori i Drejtorisë z. Anton Gega ka falënderuar Kolonelin Di Bartolo për investimet që janë bërë në zbatimin e këtij projekti dhe ka shprehur bindjen se bashkëpunimi i mirë me KFOR-in Italian do të jetë i vazhdueshëm.
Kryetari Rugova ka falënderuar KFOR-in Italian i cili potencoj se ky është një projekt që është realizuar mirë dhe më kohë.

“Kontributi i KFOR-it dhe popullit Italian në këtë qendër është i vazhdueshëm, sepse këtu edhe më herët janë sjellë edhe pajisje të ndryshme për nevojat e shëndetësisë dhe kjo dëshmon se përveç kontributit të çmueshëm që jap KFOR-i Italian në sferën e sigurisë, ju po ndihmoni edhe në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe infrastrukturës qoftë ajo rrugore apo tjetër”, ka thënë kryetari Rugova duke ju adresuar të pranishmëve.
Në kuadër të këtij projekti, i cili kap shumën prej rreth 32.000 Euro, është ndërruar pullazi si dhe është bërë fasadimi i mureve të jashtme të objektit.
Në fund të kësaj ceremonie, Kryetari Rugova dhe Koloneli Davide Di Bartolo kanë shkëmbyer mirënjohje.