Në një takim që Kryetari Rugova pati me drejtorin e Zyrës Rajonale në Pejë, z. Jovdat Mammadov, Znj. Vasiliki Chatzikamari dhe z. Astrit Muhaxhiri, është biseduar rreth gjendjes ende të tensionuar në fshatin Zallç.
Kryetari Rugova ka informuar mysafirët nga OSBE-ja për atë që është duke ndodhur por edhe për aktivitetet që autoritetet komunale janë duke ndërmarrë me qëllim të tejkalimit të një situate e cila është e pranishme në këtë pjesë të komunës tash e disa ditë.
“Shefi OSBE-së tashmë ka formuar një “task force” qëllimi i së cilës është për të dhënë ide se si të tejkalohet një gjendje e tillë dhe kështu edhe ne si OSBE duam të japim ndihmesën tonë në këtë drejtim. Ndërtimi i një besimi ndërmjet komunitetit pritës dhe atij Serb është më se i nevojshëm, në mënyrë që të kemi një kthim të qëndrueshëm të këtij komuniteti”, ka thënë z. Mammadov në fjalën e tij.
Kryetari Rugova edhe njëherë ka potencuar se kemi të bëjmë me një numër të vogël familjarësh që krijojnë telashe dhe assesi me popullatën shumicë të Zallçit të cilët nuk janë kundër kthimit të tyre.
Tashmë, edhe komuniteti shqiptar dhe ai serb janë të një mendimi që të takohen dhe hapur të bisedojnë për të gjitha shqetësimet që ata kanë dhe ne një dialog fuqishëm do ta ndihmojmë”, tha kryetari i komunës z. Haki Rugova.
Duke folur për strukturat paralele serbe, kryetari Rugova tha se popullata serbe duhet ta dijë se cila është adresa e zgjidhjes së çfarëdo çështjeje, ata duhet ditur se Komuna e Istogut nuk ka dy kryetar, ekziston vetëm një kryetar legjitim;
Ndërkaq, znj. Vasiliki Chatzikamari ngriti çështjen e pastrimit të varrezave ortodokse duke thënë se OSBE-ja është në përgatitje të një projekti për pastrimin e varrezave ortodokse në dy lokacione në komunën e Istogut.