Kryetari i Komunës, z. Haki Rugova ka lpritur në një takim pune Komandantin e KFOR-it për Zonën e Perëndimit, Davide Di Bartolo me ç’rast temë kryesore e bisedës ishte situata e sigurisë në fshatin Zallq.
Kryetari Rugova e informoj Kolonelin Bartolo rreth situatës së sigurisë në komunë duke u përqendruar në incidentet e fundit në fshatin Zallç.
Koloneli Di Bartolo kërkoj nga Kryetari që të bisedohet me familjet shqiptare që janë burim i incidenteve.
“KFOR-i ka shtuar patrullimet e veta në këtë zonë dhe prezenca e jonë aty është për të siguruar qetësi për të kthyerit serb. Ne do të jemi të pranishëm në këtë zonë për aq sa konsiderojmë se është e nevojshme, ka thënë Di Bartolo.