Në dy kopshte fëmijësh dhe gjashtë shkolla fillore, janë emëruar drejtorët e këtyre institucioneve edukativo arsimore.

Kryetari i Komunës, z. Haki Rugova, në bazë të kompetencave të dhëna sipas Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale si dhe Ligjit mbi Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, në bazë të propozimeve të marra nga ana e komisionit intervistues, ai, ka emëruar drejtorët e gjashtë (6) shkollave fillore si dhe dy (2) kopshteve të fëmijëve.
"Sërish do të rishpallet konkurs për pozitat e pa plotësuara për drejtor, për Shkollën e Mesme Teknike në Gurrakoc, pesë (5) Shkolla fillore dhe një Kopsht fëmijësh, sepse kandidatët që kishin konkurruar këtë herë, nuk i plotësonin kushtet e konkursit", deklaroj drejtori i DAK-ut,  z. Agim Haxhiu.
 
Në anën tjetër, më 25 Gusht, është paraparë intervistimi i kandidatëve për mësimdhënës në të gjitha nivelet e shkollimit. Kurse, më 27 Gusht, do të mbahet provimi i maturës edhe për 90 maturantë të cilët në afatin e Qershorit, nuk kishin arritur pragun e kalueshmërisë.
 
Sipas Drejtorit të Drejtorisë për Arsim dhe Kulturë, janë duke u bërë përgatitjet e fundit në mënyrë që 1 Shtatori, kur do të fillojë viti i ri shkollor 2010/2011, nxënësit dhe mësimdhënësit të fillojnë mbarë dhe me sukses edhe këtë vit shkollor.  
 
 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.