Pas një periudhe mjaft të gjatë, QKMF-ja, më në fund, ka fituar drejtorin e vet dhe ai është Dr. Shefqet Mehmetaj.

Nga gjithsej, 7 kandidat që kishin aplikuar për këtë pozitë, në intervistim ishin paraqitur pesë prej tyre. Komisioni intervistues ka vendosur që postin e Drejtorit të QKMF-së, të ja besojë stomatologut, Dr.Shefqet Mehmetaj-t.
 
“Me vetë faktin që QKMF-ja në Istog, tash e disa kohë nuk ka drejtor, problemet në këtë institucion shëndetësor janë grumbulluar. Një organizim më i mirë i punës, ngritje e nivelit të disiplinës si dhe ri-sistematizimi i vendeve të punës, janë disa nga detyrat më kryesore që duhet filluar menjëherë, dhe e gjithë kjo, me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve më cilësore për qytetarët e komunës sonë; Jam thellë i bindur se këto objektiva mund të arrihen me një punë dhe bashkëpunim të përbashkët me kolegët e mi në këtë institucion shëndetësor”, deklaroj drejtori i ri i QKMF-së, z. Mehmetaj.
 
Kohë më parë, z. mehmetaj ka ushtruar postin e Drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
 
Dr. Shefqet Mehmetaj, është 45 vjeç dhe është baba i pesë fëmijëve. Ka të kryer Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Stomatologjisë-Specialist i Protetikës.
 
 
 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.