Në ambientet e restorantit “Trofta” në Istog, Kolegjiumi i Zyrtarëve për Integrime Evropiane, ka mbajtur takim pune ku ishte i pranishëm edhe Zëvendës Ministri në Ministrinë për Integrime Evropiane, z. Arban Abrashi si dhe përfaqësues të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal.

“Më herët ne kemi prezantuar draftin e parë të cilin e kemi punuar bashkërisht me Asociacionin e Komunave të Kosovës, Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe krejt kjo është bërë me qëllim që ta fuqizojmë agjendën evropiane në relacionin administratë-qeveri”, ju tha zv. Ministri z. Abrashi zyrtarëve për Integrime Evropiane.
 
Kolegjiumi, ka shqyrtuar draft dokumentin mbi Detyrat dhe Përgjegjësitë e Zyrtarëve për Integrime Evropiane, i cili dokument pas disa diskutimeve dhe propozimeve shtesë, në parim, u aprovua nga zyrtarët e pranishëm.
 
Ajo që tërhoqi vëmendjen e zyrtarëve të kolegjiumit, ishte titulli jo adekuat për këtë pozitë duke aluduar në atë se komunat duhet që Zyrat për Integrime Evropiane ti ngritin ose në Drejtori ose titulli i zyrtarëve të jetë “Udhëheqës të Zyrave për Integrim Evropian”, me çka këta zyrtarë do të stimuloheshin edhe materialisht për punën që ata kryejnë.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.