U promovua Libri “Zëri frymëzues i nxënësve krijues”
Sot, në sallën e Kuvendit Komunal të Istogut, nën patronatin e Kryetarit të Komunës, z.Ilir Ferati u bë promovimi i Librit “Zëri frymëzues i nxënësve krijues” ,përmbledhje e 23-të tradicionale e krijimeve letrare e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Istogut.
Kryetari Ferati, uroj të gjithë të pranishmit me rastin e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit si dhe falënderoj të gjithë për kontributin e dhëne për botimin e librit.
Në vazhdimësi kemi përkrahur dhe do të përkrahim të gjithë krijuesit e rijnë në të gjitha fushat duke përfshirë këtu edhe letërsinë,tha Kryetari Ferati.
Sot po ashtu në hollin e Shtëpisë së Kulturës u majtë edhe ekspozita “Pikturojmë së bashku”, aktivitet me Qendrën Rinore në Istog.