Nën patronatin e kryetarit të komunës, është mbajtur Akademi Përkujtimore me rastin e gjashtë vjetorit të vdekjes së Anton Frrokaj-t, ish drejtor i Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport.
Për të përkujtuar personalitetin dhe veprën e Anton Frrokaj-t, sot në sallën e kuvendit komunal, kishin ardhur numër i madh njerëzish, duke filluar nga familjarët e Antonit, Nënkryetari i Komunës z. Agim Ademaj dhe zyrtarë tjerë nga qeveria lokale, përfaqësues të kryesisë qendrore të PSHDK-së ku i ndjeri ishte shquar si veprimtar i pa lodhur, përfaqësues të besimit Islam dhe atij katolik, miq, kolegë pune dhe shumë qytetarë tjerë.
Në emër të komunës, të pranishmëve, ju është drejtuar me një fjalë rasti, kryesuesi i kuvendit komunal z. Demë Qeta i cili, në mes tjerash tha:
Me këtë rast, sot u bë edhe promovimi i monografisë së Anton Frrokaj-t me titullin “Anton Frrokaj, në Piedestalin e Përjetësisë” nga autorët Rrok Berisha dhe Mikel Gojani
“Jam i nderuar që sot para jush, po promovojmë monografinë e veprimtarit dhe mikut tonë të pa harruar, Anton Frrokaj-t. Dëshira ime si bashkë-autorë i kësaj monografie, ishte që të jetësojmë jetën dhe veprën e Antonit”, ka thënë z. Berisha në përvç tjerash në fjalën e tij.
Në emër të familjes Frrokaj, të pranishmit i falënderoj për pjesëmarrje në këtë akademi, z. Lukë Frrokaj, vëllai i Antonit.