Nën patronatin e Kryetarit të Komunës dhe me organizimin e Sektorit të Kulturës dhe Sportit që veprojnë në kuadër të Drejtorisë për Arsim dhe Kulturë, është mbajtur Akademi Solemne për nder të Ditës së Çlirimit të Istogut Nën patronatin e Kryetarit të Komunës dhe me organizimin e Sektorit të Kulturës dhe Sportit që veprojnë në kuadër të Drejtorisë për Arsim dhe Kulturë, është mbajtur Akademi Solemne për nder të Ditës së Çlirimit të Istogut

Pasi që uroj qytetarët e komunës së Istogut për Ditën e lirisë, 20 Qershorin, në fjalën e tij, kryetari Rugova në mes tjerash tha:” Jemi mbledhur sot këtu, që solemnisht ta shënojmë 20 Qershorin, Ditën e Çlirimit të Komunës tonë. Në këtë ditë të veçantë, e kujtojmë periudhën e vështirë të luftës për liri e pavarësi, e kujtojmë Dr. Ibrahim Rugovën i cili vuri themelet e shtetësisë së Kosovës, epopenë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandatin legjendar  Adem Jasharin, e kujtojmë fushatën e intervenimit të Aleancës Veri-atlantike”, tha kryetari Rugova.
Më pas, kryetari Haki Rugova edhe një here përkujtoj vdekjen e hershme të kryetarit të përjetshëm të komunës së Istogut, Fadil Feratit, vdekja e të cilit la një boshllëk të madh për Istogun dhe Kosovën.

Në emër të Shoqatave të dala nga Lufta e UCK-së, Major Naim Gjuraj uroj qytetrët e komunës së Istogut për Ditën e lirisë por shprehu pa kënaqësi sa i takon trajtimit të familjeve të dëshmorëve nga institucionet lokale e ato qendrore.
 “Shpresojmë se  spektri politik do ti lë anash interesat partiake dhe do të bashkohet sa herë që është në pyetje interesi i vendit” përmbylli fjalën e tij Majori Gjuraj.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.