Në fshatin Zallç, Komuna e Istogut, ka ndodhur edhe një incident që shqetëson të kthyerit serb.

“Në mes 17 dhe 18 Gushtit 2010, kontraktuesi i cili është duke kryer punimet rreth ndërtimit të shtëpive për të kthyerit serb në fshatin Zallç, ka lajmëruar se në punishte kanë ndodhur dëmtime të ndërtimeve dhe materialit ndërtimor nga ana e personave të pa njohur. Policia me të marrë informatën, ka dalë në vendin e ngjarjes, ka konstatuar gjendjen dhe rasti është duke u hetuar” thotë komandanti i stacionit Policor në Istog, z. Avni Gjevukaj;
 
Incidenti i fundit në fshatin Zallç, dënohet ashpër edhe nga ana e autoriteteve komunale;
 
“Dënojmë ashpër aktin e ndodhur në fshatin Zallç, kërkojmë që organet e rendit të zbardhin rastin dhe kryerësit e kësaj vepre të kapen dhe të përgjigjen para ligjit. Akte të tilla janë të pa pranueshme, sepse jemi më se të bindur që popullata shumicë nuk ka asgjë kundër kthimit të pjesëtarëve serb në trojet e veta, e drejtë kjo themelore e secilit qytetarë të Republikës së Kosovës. Veprime të tilla nga kushdo qofshin ato, janë qëllimkëqija dhe ne vendosmërisht dënojmë këto sjellje që kanë për qëllim të pengojnë procesin e kthimit të komuniteteve, veçanërisht atij serb që në komunën e Istogut kthimi gjithmonë ka shërbyer si model për komunat tjera”, ka theksuar Nënkryetari i Komunës, z. Agim Ademaj.
 
Nga burimet policore bëhet e ditur se pasditen e 18 Gushtit, i është vënë zjarri një sipërfaqeje djerrinë afro 300 m larg punishtes ku janë duke u ndërtuar shtëpitë. Zjarri është lokalizuar dhe fikur me intervenimin e brigadës së zjarrfikësve.
 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.