Një ditë më herët, nën organizimin e DRC-së (Këshillit Danez për Refugjat) është organizuar një vizitë “Shko shiko” për 14 kryefamiljarë të zhvendosur të komunitetit serb në fshatin Polanë.

Sot, është mbajtur takim me këta qytetarë të komunës së Istogut, që për momentin janë duke jetuar kryesisht në vise të ndryshme të Republikës së Serbisë. Zyrtari i Zyrës Lokale për Komunitete (ZLK), z. Rasim Mahmutoviq, ka njoftuar shkurtazi të zhvendosurit serb rreth procedurave dhe kritereve që duhet plotësuar në mënyrë që ata të përfitojnë në ndërtim të shtëpive me rastin e kthimit të tyre.
“Secili qytetarë i komunës gëzon të drejtën e pa kontestueshme për tu kthyer në vatrat e veta, por, që ju të përfitoni mbështetje në ndërtim të shtëpive dhe në pajisje tjera për të gjeneruar të ardhura, ju duhet plotësuar kritere të caktuara si dhe duhet të jeni të vetëdijshëm se kthimi nuk është proces i lehtë dhe shumë i shpejtë”, ka thënë shefi i ZLK-së z. Mahmutoviq.
Nga ana e personave të nacionalitetit serb, është kërkuar shpjegim rreth gjendjes së sigurisë në këtë fshat, për çka përfaqësuesi i Policisë së Kosovës ka thënë se Istogu është shembull i mirë për sa i përket sigurisë dhe se kjo çështje nuk duhet të jetë arsye për mos-kthimin tuaj. Pati edhe të atillë që u interesuan nëse atyre do të ju kompensohen dëmet e shkaktuara nga lufta, në të cilën pyetje z. Mahmutoviq tha se, “nuk kam njohuri nëse dikujt deri me sot i janë paguar këto dëme”.
Në anën tjetër, fshatin Drogolec, lokacion ku para disa ditësh, janë kthyer disa familje serbe, sot e ka vizituar Zëvendës Ministri i dytë në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Vlladimir Todoroviq.
 
“ Kam pranuar detyrën e Zëvendës Ministrit të dytë vetëm për hir tuajin. Ju duhet harruar të kaluarën dhe ti ktheheni të ardhmes, me shqiptarë jemi rritur, qëllimi ynë nuk është vetëm  që të ju kthejmë, por ne duhet krijojmë kushte për jetë tuaj normale”, ju është drejtuar z.Todoroviq kryefamiljarëve serb.
 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.