“Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor 2010/2011”, ka deklaruar Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Kulturë z. Agim Haxhiu.

Megjithatë, ka diçka që është e vonuar, sepse në shkollën ‘Avni Rrustemi” në Zallç, mësimi do të shtyhet të paktën për dy javë deri sa ky objekt të rinovohet.
Drejtoria komunale ka kompletuar kuadrin arsimor, ani pse, në disa nga shkollat është paraqitur nevoja për shtimin e numrit të mësimdhënësve si pasojë e rritjes së numrit të nxënësve, e kështu, edhe rritja e fondit të orëve për lëndë të caktuara. “Në raste të tilla, drejtorët e shkollave duhet gjendur si të munden, të rrisin normën javore të orëve për mësimdhënës ose të shtojnë numrin e nxënësve nëpër paralele”, thotë, Drejtori z. Haxhiu. Nga ana tjetër, për disa nga paralelet e ndara, veçanërisht në paralelet ku mësimin e zhvillojnë nxënës të komunitetit boshnjak, numri i nxënësve është tejet i ulët, por megjithatë, kuadri mësimdhënës duhet siguruar edhe përkundër këtij fakti.
Nga dita e djeshme, ka filluar shpërndarja e teksteve shkollore për nxënës nga klasa e parë gjerë në të nëntën, ndërsa dokumentacioni pedagogjik po ashtu ju është siguruar të gjitha shkollave më kohë.
Një ndër vështirësitë që drejtori i Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës z. Agim Haxhiu përmend, është pamundësia e rritjes së numrit të punëtorëve si dhe mungesa e zyrtarëve financiar nëpër shkolla. Istogu ka kohë që është përzgjedhur si pilot komunë për decentralizimin e buxhetit nga drejtoria komunale nëpër shkolla. “Në shumicën e shkollave ky proces po ecën mjaftë mirë, mirëpo më duhet të them se kemi shkolla ku këta zyrtarë financiar na mungojnë e nga ana tjetër ne nuk kemi mundësi të pranojmë punëtor me kualifikim adekuat” ka shtuar z. Haxhiu.
 
Prandaj, urojmë që 231 fatosa në kopshte shkollore, 7.815 filloristë dhe 2.233 nxënës të dy shkollave të mesme (gjithsej: 10279) të fillojnë dhe mbarojnë mbarë vitin e ri shkollor 2010/2011! 
 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.