Është mbajtur sot ceremonia e inaugurimit të Ateliesë në Çerdhen e Fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Istog ku fëmijët e kësaj çerdhe nga sot do të kenë edhe një hapësirën të re për zhvillimin e aktiviteteve kreative e gjitha kjo është bërë në kuadër të bashkëpunimit italian në mbështetje të arsimit në Kosovë. Atelieja u realizua në kuadër të projektit Pedakos –Aleanca për Zhvillimin e Arsimit Parashkollor për Kosovë që është financuar nga Qeveria Italiane nëpërmjet agjencisë italiane për bashkëpunim dhe zhvillim dhe realizuar nga shoqata italiane Volontari Nel Mondo RTM me mbështetje të Ambasadës Italiane në Prishtinë.