Nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, ku ishin të pranishëm edhe veteranët e arsimit, si dhe mysafirë të tjerë edhe nga komuna, por jo edhe autoritetet komunale, edhe pse ishin te ftuara, pas disa vitesh,  në Vrellë të Istogut është shënuar në mënyrë madhështore 69- vjetori i hapjes së shkollës shqipe në këtë fshat, si dhe Dita e shkollës- 27 Shtatori.

Në këtë rast, drejtori i shkollës, “Hysni Zajmi” të Vrellës, z.Sadik  Bicaj, ka dhënë një vështrim të përgjithshëm të historikut të kësaj shkolle, me një theks të veçantë figurës së mësuesit të parë të kësaj shkolle, Hysni Zajmit nga Gjakova, mësues i përgatitur në Normale të Elbasanit. “89 vjet më parë, Hysni Zajmi i përgatitur në Normalen e Elbasanit me Abetare Shqipe ndër sqetull erdhi trup maleve në Vrellë të Istogut dhe hapi shkollën shqipe, në mënyrë që të rinjve dhe të vjetërve të lokalitetit të  këtij vendbanimi të vjetër ilir të ua mësojë Alfabetin e Gjuhës Shqipe” tha në fjalën hyrëse drejtori i shkollës, z. Bicaj, duke shtuar se  Hysniu në këtë fshat punoi edhe në kursin e natës për të ua mësuar të vjetërve shkrim- leximin, ndërsa  krahas kësaj udhëhiqte edhe strukturat politike kundër antifashistëve, për ç’gjë u vra nga forcat çetnike serbe në vitin 1943.
Sot, shkolla fillore “Hysni Zajmi”ka1020 nxënës dhe në këtë shkollë  punojnë 61 punëtorë. Kjo shkollë ka traditë pune dhe këtë traditë pune drejtori së bashku me stafin e tij mësimdhënës zotohem se do ta vazhdojë edhe më tutje.
 
Me rastin e ditës së shkollës drejtori Bicaj ka dekoruar me mirënjohje të punës edhe 5 punëtorë të kësaj shkolle: Ramadan Blakajn, Sadik Maxharrajn, Bajram Dreshajn, Xhemail Zogajn, Zymber Zeqirajn dhe post mortum një mirënjohje ka ndarë për arsimtarin e edukatës fizike Shefqet Dakaj, i cili ndërroi jetë para fillimit të këtij viti shkollor.
Në anën tjetër, nxënësit e kësaj shkolle nën udhëheqjen e arsimtarëve Emrush Demaj, Jahir Dreshaj dhe Fadil Lipaj, kanë dhënë një program të pasur kulturo- artistik, me recitale, recitime, këngë dhe valle popullore.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.