Kryetari i Komunës, z. Haki Rugova, ka emëruar Dr. Anton Gegaj-n për Drejtor të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Pas një serie takimesh që kryetari Rugova kishte zhvilluar me Lidhjen Demokratike të Dardanisë (LDD) me qëllim të arritjes së një koalicioni me këtë subjekt, ka rezultuar se koalicioni nuk është arritur dhe që të dy drejtoritë të cilat ishin planifikuar ti jepen LDD-së tani do të drejtohen nga LDK-ja.
 
“Implementimi i plotë i mjekësisë familjare, sigurimi i medikamenteve nga lista esenciale e barërave, përmirësimi i kushteve të stafit shëndetësor si dhe stimulimi i të gjithë atyre punëtorëve që tregojnë rezultate në punë, do të jenë prioritetet e mia gjatë këtij mandati si drejtor i kësaj Drejtorie” ka thënë i po sa emëruari në këtë post z. Gegaj.
 
Anton Gegaj, u lind më 21.03.1955 në Gurrakoc, baba i pesë fëmijëve, me profesion Specialist i Mjekësisë Familjare. Z. Gegaj është në marrëdhënie pune në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Istog që nga viti 1983. Ushtroj postin e drejtorit të QKMF-së nga viti 2004-2008. Ishte anëtar i kuvendit komunal nga zgjedhjet e vitit 2003.
 
Sipas fjalëve të Nënkryetarit të komunës, z. Agim Ademaj, së shpejti do të dalim edhe me emrin tjetër për Drejtorinë e Inspeksionit Komunal si dhe QKMF-ja do ta ketë drejtorin e vet ndoshta që nga java e ardhme”.
 
 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.