Xhavit Blakaj, APS në Fakultetin Elektro teknik-Drejtimi i Elektronikës, nga dita e sotme do të jetë drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit.
Kryetari i komunës, z. Haki Rugova, kështu ka përmbyllur serinë e emërimeve të drejtorëve të drejtorive, dhe tani, qeveria lokale është e kompletuar.
Xhavit Blakaj ka lindur më 08.01.1960 dhe është baba i dy fëmijëve. Jeton në fshatin Vrellë.
Në periudhën e gjertanishme, Xhavit Blakaj ka ushtruar detyrën e mësimdhënësit në gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog dhe në SHMT “Mithat Frashëri” në Gurrakoc.
“Do të angazhohem në përmbushjen e detyrave nga fushëveprimi i këtij organi dhe së bashku me kolegët tjerë brenda dhe jashtë kësaj drejtorie, do të jem i përkushtuar që me përgjegjësi të plotë ti kryej detyrat dhe obligimet që më takojnë”, ka deklaruar drejtori i posa emëruar, z. Xhavit Blakaj.