Nën drejtimin e Kryesuesit të KK-së, z. Fazli Stollaj, është mbajtur mbledhja e rregullt me ç’rast shefi i Zyrës Lokale për Komunitete (ZLK), z. Rasim Mahmutoviq, ka informuar anëtarët e këtij komiteti rreth aktiviteteve që kanë ndodhur në mes të dy mbledhjeve.
Nën drejtimin e Kryesuesit të KK-së, z. Fazli Stollaj, është mbajtur mbledhja e rregullt me ç’rast shefi i Zyrës Lokale për Komunitete (ZLK), z. Rasim Mahmutoviq ka informuar anëtarët e këtij komiteti rreth aktiviteteve që kanë ndodhur në mes të dy mbledhjeve.
“Për momentin, është duke ndodhur ndërtimi i shtëpive për të kthyerit serb në fshatin Zallç për 13 familje dhe në Dragolevc 12. Derisa në Dragolevc është duke rrjedhur çdo gjë sipas dinamikës së paraparë, para dy ditësh në fshatin Zallç ka ndodhur edhe një incident, me ç’rast është dëmtuar një shtëpi” ka thënë shefi i ZLK-së, z. Mahmutoviq.
Në kuadër të procesit të ndërtimit të shtëpive për të kthyerit serb në dy lokacionet e përmendura, janë përzgjedhur edhe pesë familje të cilat do të përfitojnë në ndërtim të shtëpive, ndërkaq nga komuniteti pritës, janë 4 familje të pa strehë që do të ju ndërtohen shtëpitë.
Nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, është kërkuar që të përpilohet një listë prej 15 familjeve të pa strehë, në mënyrë që kjo Ministri të financojë ndërtimin e këtyre shtëpive.
KK-ja ka diskutuar edhe rreth Kornizës Afatmesme Buxhetore 2011-2013 dhe me këtë rast shefi i ZLK-së ka informuar Komitetin se janë dhënë propozime për projekte të ndryshme por ai ka kërkuar nga komiteti që të dalin edhe me propozime tjera që ata i konsiderojnë të arsyeshme.
Ky forum bisedoj edhe për Udhëzimin Administrativ të Qeverisë për ngritjen e Zyrave Komunale për Kthim, e që për Komunën e Istogut nuk është diç e re sepse ZLK-ja nuk ka ndërprerë punën asnjëherë, përveç se, risia e kësaj zyreje qëndron në faktin se Zyrtari për Kthim do ti bashkëngjitet kësaj zyre.