Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Istogut Ilir Ferati, Shoqata “ Kosova për Sanxhakun “ organizon ekspozitë e cila synon të paraqes trashëgiminë kulturore të Sanxhakut të Pazarit të Ri përmes fotografive dhe dokumenteve arkivore.

Ky projekti do të implemetohet në fushën e trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore.

Gjatë këtyre ditëve  do t’i ekspozojnë fotografitë, të cilat tregojnë autoktoninë shqiptare në Sanxhakun e Pazarit të Ri.

Hapja e Ekspozitës do të bëhet me datë 09.12.2022 në ora 11:00, në Shtëpinë e Kulturës “Adem Jashari” në Istog, dhe do të jetë e hapur nga e Hëna (12.12.2022) deri të Premten (16.12.2022) prej orës 8.00 deri në ora 16.00.

 

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.