Shumica e shtëpive të rindërtuara për të kthyerit Serb, janë të boshatisura!
Shumica e shtëpive të rindërtuara për të kthyerit Serb, janë të boshatisura!
Komiteti për Komunitete (KK), mbajti takimin e radhës në të cilën u bisedua rreth aktiviteteve që ndodhën në periudhën në mes dy mbledhjeve. Fazli Stollaj, kryesues i këtij komiteti, vlerësoj se situata gjatë periudhës një mujore ishte kryesisht e qetë dhe stabile.
Nga Shefi i Zyrës Lokale për Komunitete (ZLK)z. Rasim Mahmutovic, u bë e ditur se projektet në infrastrukturën rrugore, por edhe në kanalizim dhe projekte tjera, si në Dobrushë, Sërbobran, Zallq, etj, janë në proces e sipër. “Asfaltimi i rrugës Dobrushë-Banjë, në gjatësi prej afro 4 km, është në përfundim”, ka thënë shefi i ZLK-së.
Çështja e kthimit, edhe kësaj here ishte temë që zuri vend në diskutimet e këtij forumi. Në Zallq, janë 18 familje që do të përfitojnë në rindërtimin e shtëpive nga gjithsej 29 sa janë kthyer ditë më parë; Në Dragolevc, po ashtu, janë përzgjedhur 13 familje të cilave do të ju ndërtohen shtëpitë nga gjithsej 17 të kthyer.
Bajram Çelaj, Zyrtar për Kthim dhe Barazi gjuhësore, ka thënë se “është shqetësuese edhe për institucionet tona por edhe organizatat ndërkombëtare, me theks të posaçëm, donatorët, se në më shumë se 50% të familjeve serbe, përfituese në rindërtim, nuk jetojnë në këto shtëpi”.