Kryetari i komunës së Istogut, z. Haki Rugova, ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit (MM) për ndërtimin e objektit të ri shkollor në fshatin Cerrcë. Ky Memorandum do të nënshkruhet edhe nga Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL) si dhe Komisioni Evropian.

“Gjer në fund të këtij viti do të nënshkruhet edhe kontrata për implementimin e këtij projekti ndërsa objekti shkollor do të ndërtohet vitin e ardhshëm” ka thënë . përfaqësuesi i Komisionit Evropian.
Në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit, Komisioni Evropian do ta financojë këtë projekt që kap shumën rreth 350.000 Euro, ndërsa MAPL-ja do ta monitorojë zbatimin e projektit në fjalë dhe komunës i mbetet të sigurojë lokacionin ku do të ndërtohet shkolla.