Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar mes Komunës së Istogut dhe Projektit të ReLOaD (Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor), që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) shpallin këtë:

FTESË PUBLIKE

PËR

 ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE

 Në kuadër të Thirrjes së dytë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) për Dorëzimin e Projekt Propozimeve në Programin ReLOaD, që do të shpallet më datë 01 Korrik 2019 në komunën e Istogut, ftohen të gjitha OShC-të e interesuara që të marrin pjesë në Takimin Informues mbi procedurat, kriteret dhe paketën e aplikimit. Në vazhdimësi të takimit informues, projekti ReLOaD gjithashtu do të ofroj Trajnim tre-ditorë për të gjitha OShC-të e interesuara mbi Ciklin e Menaxhimit te Projektit (CMP), me fokus te veçantë në mënyrën e plotësimit të formave dhe dokumenteve të aplikimit.

Takimi Informues dhe Trajnimi do të mbahet më: 09, 10 dhe 11 korrik 2019 në Sallën e Kuvendit Komunal, me fillim në ora 10:00.

 Agjenda dhe materialet për trajnim do të ndahen gjatë ditës së parë të trajnimit (09 korrik 2019).

 

 

Ju mirëpresim.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.