Edhe në komunën e Istogut ka kohë që ka filluar fushata e korrje-shirjeve për drithëra të bardha. Me kohë është formuar shtabi i korrje shirjeve nga Drejtorati i Bujqësisë, Drejtorati për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim.
Edhe në komunën e Istogut ka kohë që ka filluar fushata e korrje-shirjeve për drithëra të bardha. Me kohë është formuar shtabi i korrje shirjeve nga Drejtorati i Bujqësisë, Drejtorati për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim.
Fushata e korrje shirjeve ka startuar që nga data 27.06.2010 më 57 autokombajna të angazhuar nga sektori privat. “Fushata e korrje – shirjeve po kalon mirë pa probleme. Kualiteti i korrjeve është në nivel mjaft të mirëdhe nuk ka derdhje të drithit nga autokombajnat, thyerje te kokrrës, po respektohet çmimi dhe rendi i korrje-shirjeve” ka deklaruar Mujë Osmanaj – Zyrtar i Zhvillimit Rural dhe Shërbimeve Këshillimore pranDrejtoratit për Bujqësi,Pylltari dhe Hidro-ekonomi.
Gjatë gjithë kohës, fushata është duke u mbikëqyrur nga shtabi për korrje-shirje, i përberë nga anëtarë të Drejtoratit të Bujqësisë dhe Drejtorati për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim.
Nga 1972 ha, sa kanë qenë të mbjella me grurë, elb dhe thekër, gjer më 14.07.2010, janë korrur 55 – 60%, respektivisht afro 1.100 ha.
Rendimentet mesatare të grurit sillën rreth 4.000 kg//ha, kurse te elbi, 2.800 kg//ha. Çmimi i korrje shirjeve për hektar është 90 € dhe si i tillë është duke u respektuar.
Në sipërfaqet e mbjella ku janë aplikuar masat agroteknike, rendimentet kanë qenë më të larta, në përjashtim në ato ngastra ku nuk janë aplikuar këto masa si, ri-plehërimi, luftimi i barojave, fara cilësore, etj.