Takim i Ekipit për të Drejtat e Fëmijës me zyrtarë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në koordinim me Zyrën për Qeverisje të Mirë/ZQM dhe në bashkëpunim me organizatat “Syri i Vizionit” dhe “Save the Children zyra në Kosovë” kishte si qëllim promovimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës në kuadër të fushatës për promovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. Pas takimit më Ekipin për të Drejtat e Fëmijës zyrtarët nga MAPL dhe përfaqësuesit nga OJQ “Syri i Vizionit” bashkë më anëtaret e Ekipit kanë shpërndarë edhe disa fletushka informuese lidhur më punën, mandatin dhe përgjegjësitë e Ekipit që qytetarët e Istogut të jenë të informuar për ekzistimin e këtij mekanizmi shumë të rëndësishëm në nivel lokal për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve.
#ZQM
#MAPL
#SyriiVizionit
#SavetheChildren
#KomunaIstog