Socio – Projekti 2 lanson Thirrjen e Skemës së Granteve “Grante për Gratë në Biznes”. Të drejtë aplikimi do të kenë gratë nga mosha 18 deri në moshën 65 vjeçare, të cilat janë të interesuara për të krijuar bizneset e tyre në territorin e ndonjërës nga 5 komunat, në vijim:
PRIZREN,
MITROVICË
LIPJAN
SHTËRPCË
ISTOG
Për ditët informuese do të njoftoheni me kohë, përmes web faqes tonë zyrtare www.socio-project.net, faqes tonë të Facebook-ut dhe në Web faqet e Komunave përkatëse.
Per çdo informatë shtesë, ju lutem na kontaktoni në emailin tonë zyrtar: info@socio-project.net ose në numrin tonë të telefonit +383 49 28 21 21.