Sot, me datë 18 Tetor është hapur fushata vetëdijesuese kundër trafikimit me njerëz nga Zyrtarja për Mbrojtje të Fëmijëve dhe Riintegrim znj.Vlora Gjoci në kuadër të Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete – Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim me përfaqësues nga Policia në Istog.

“Fushata Vetëdijesuese kundër Trafikimit me Njerëz” është mbajtur me nxënësit e klasave të VIII në FSHMU “Trepça” në Banjë.

Qëllimi i fushatës është parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore, si një nga format me të rënda të shkeljes së të drejtave të njeriut, ngritja e vetëdijes së popullatës së gjerë për rolin dhe rëndësinë e identifikimit të hershëm të viktimave potenciale të trafikimit, faktorët dhe pasojat e trafikimit, si dhe vetëdijesimi për raportimin e rasteve të trafikimit tek institucionet përgjegjëse.

“TRAFIKIMI PREKË TË GJITHË! TA MBROJMË VETËN DHE FËMIJËT TANË”
“MOS HESHT”

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.