CIMIC-u Italian, ka filluar rehabilitimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF-së) me ç’rast, sot në praninë e Kryetarit të Komunës z. Haki Rugova, Kolonelit Guizeppe Fontana dhe përfaqësues ndërmarrjes “Bashkimi” që po kryen punimet, zyrtarisht kanë shpallur fillimin e zbatimit të këtij projekti.
“Jemi krenar dhe të lumtur që jemi duke realizuar një projekt të tillë qe edhe njëherë të vejmë në pah raportet shumë të mira te popullit italian dhe Komunës së Istogut”, ka thënë koloneli Fontana në fjalën e tij.
Kryetari Rugova përmes Kolonelit Fontana falënderoj KFOR-in dhe popullin Italian për projektin në meremetimin e QKMF-së. “Kjo është edhe një dëshmi se KFOR-i Italian përveç kontributit të vetë në fushën e sigurisë, po gjen kohë dhe vullnet për të na ndihmuar në realizimin e projekteve të tilla që krijojnë kushte më të favorshme për një punë edhe më cilësore të stafit mjekësor” deklaroj kryetari Rugova në prononcimin e tij.
Në kuadër të këtij projekti është paraparë ndërrimi komplet i çatisë si dhe fasadimi i mureve të jashtme të objektit.
Kostoja e realizimit të këtij projekti është 32000 Euro dhe punimet pritet të përfundojnë brenda 60 ditësh;