Banorët e fshatit Kashicë dhe Bajicë, së shpejti do të pajisen me uji të pijshëm falë realizimit të projektit të përbashkët që është duke ndodhur në mes të komunës, KFOR-it Slloven, respektivisht CIMIC-ut, Kompanisë Regjionale “Hidrodrini” si dhe kontributit të vetë banorëve të kësaj ane të cilët po ofrojnë forcën punëtore.

“Jemi të gatshëm të ju ndihmojmë këtyre banorëve në mënyrë që këta të kenë kushte më të mira jetësore dhe se përveç ruajtjes së rendit dhe sigurisë, jemi shumë të interesuar të kontribuojmë edhe në ruajtjen shëndetit të qytetarëve” ka thënë Kapitenja Brigita Rodoseil nga CIMIC-u SVNKON 21 KFOR-i Slloven.

“Tashmë janë hapur 1.250 m kanal si dhe është vendosur gypi i ujit. Projekti do të vazhdojë me hapjen e kanalit për lidhje sekondare në gjatësi prej 3000 m” është shprehur komandanti i Njësitit të Inxhinjeringut, Rreshteri Andrej Kwartuh.

Përfaqësuesi i Kompanisë Regjionale “Hidrodrini” z. Skënder Nurqaj lëvdon punën që është duke e bërë KFOR-i Slloven. Ai tha se “Hidrodrini” është i angazhuar në punimet teknike në kuadër të këtij projekti siç janë kyçjet e familjeve në gypin kryesor të ujësjellësit.

Nga ana tjetër Komuna ka ndarë shumën prej 20.000 Euro për materialin e nevojshëm të këtij projekti.
Të theksojmë se në këto dy fshatra jetojnë qytetarë të komunitetit Shqiptar, Boshnjak dhe Egjiptas.
 

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.