Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka mbajtur mbledhjen e rregullt të cilën e kryesoj kryetari i komunës z. Haki Rugova, ndërsa të pranishëm ishin përfaqësues të Policisë së Kosovës, FSK-së, Burgut të Dubravës, OSBE-së, Sektorit të Pylltarisë si dhe përfaqësues të komuniteteve që jetojnë në komunën e Istogut;

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka mbajtur mbledhjen e rregullt të cilën e kryesoj kryetari i komunës z. Haki Rugova, ndërsa të pranishëm ishin përfaqësues të Policisë së Kosovës, FSK-së, Burgut të Dubravës, OSBE-së, Sektorit të Pylltarisë si dhe përfaqësues të komuniteteve që jetojnë në komunën e Istogut;
Vlerësim i përgjithshëm është se gjendja e sigurisë në komunën e Istogut është e qetë dhe stabile.
Ky forum ka diskutuar të gjitha pikat e rendit të ditës, por në mesin e temave që  ka tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve, ishin qitja me armë nga ana e disa qytetarëve nëpër dasma dhe ahengje familjare; 
Një shprehi tashmë e stër-vjetruar, sa shqetësuese aq edhe e rrezikshme për sigurinë e qytetarëve, është më se e nevojshme për të marrë masa konkrete që ndaj të tillëve të merren masa konkrete konform ligjit, kanë konstatuar pjesëmarrësit e KKSB-së.

Përfaqësuesi i stacionit policor në Istog, togeri Qazim Jahaj, ka shpjeguar për veprimet konkrete që ky shërbim është duke marrë me qëllim të parandalimit të këtyre veprimeve jo ligjore.
”Ne kemi pasur kontakte me pronarë lokalesh që organizojnë ceremoni martesore dhe ahengje tjera, për pasojat që do ti kenë, jo vetëm kryerësit e këtyre veprimeve, por edhe vetë pronarët e restoranteve dhe ambienteve ku ndodhin këto akte”, ka thënë togeri Jahaj.
.
Nga PK-ja u kërkua më shumë angazhim në disiplinimin e vozitësve të pa kujdesshëm, veçanërisht në këtë sezonë pushimesh, kur bashkatdhetarë tanë vijnë në vendlindje. Ndërsa togeri Jahaj deklaroj se vetëm brenda një muaji policia rrugore ka lëshuar më se 110 tiketa për shkelje të rregullave në trafik.
Pëgjegjësi i Sektorit  të Pylltarisë, që tashmë, pas transferimit të kompetencave nga Agjencia Kosovare e Pylltarisë tek Komuna, vepron në kuadër të Drejtorisë së Bujqësisë, ka kërkuar angazhim më të fuqishëm nga Policia e Kosovës për ti dalë në ndihmë këtij sektori në mbrojtjen e pyjeve nga prerësit ilegal.

 

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.