Kryesuesi i KK-së, z. Fazli Stollaj, ka thirrë mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar me anëtarët e këtij komiteti rreth Rregullores nr.02/2010 për Zyrat Komunale për Komunitete dhe Kthim.
Pas diskutimit mjaft konstruktiv të anëtarëve të komitetit, kjo trupë ka dalë edhe me rekomandimin që Zyra për Komunitete dhe Kthim në komunën e Istogut edhe në të ardhmen duhet të jetë direkt e kyçur me pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në komunën e Istogut (rreth 6 % sipas Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal) me kthimin e të zhvendosurve (mesatarisht 70 familje në vit), me të riatdhesuarit (rreth 130 familje të depërtuar me forcë), nevojen për integrimin e të kthyerve në sistemin e arsimit dhe të shëndetësisë në zonat specifike të komunës si Osojani dhe Cerkolezi dhe zonat tjera.
Prandaj, me qëllim të funksionimit me sukses të Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, KK-ja propozon strukturen në vijim:
- Shefi i ZKK-së
- Koordinatori për të drejtat dhje integrimin e komuniteteve t’i ketë dy zyrtarë, dhe
- Koordinatori për kthim të qëndrueshëm i cili do të ketë 3 zyrtarë
Propozohet që Nën-zyra për Komunitete dhe Kthim në Osojan të jetë funksionale ndërsa në-zyra në Cërkolez të mbyllet