Nën kryesimin e z. Demë Qeta, sot është mbajtur mbledhja e KPF me ç’rast ky organ ka shqyrtuar Qarkoren buxhetore 2011-2013.
Drejtori i Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, z. Qazim Loxha ka thënë se i gjithë procesi i harmonizimit të Qarkores Buxhetore 2011-2013 është duke rrjedhë në përputhje me skemën kohore.Z. Osman Sadikaj, Zyrtar Kryesaor për Financa, para anëtarëve të KPF-së ka paraqitur ndryshimet e bëra nga Qarkorja Buxhetore I në Qarkoren Buxhetore II.
KPF-ja ka shqyrtuar edhe amendamentimin e Rregullores për Varreza, ndryshime këto që i prezantoj Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, z. Bedri Hasanaj. U shqyrtuan edhe ndryshimet që janë bërë në Rregulloren për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale.
Nga ana e Komitetit për Komunitete, për KPF-në është paraqitur një rekomandim që ka të bëjë me ri-strukturimin (konstituimin) e Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim për të zbatuar Rregulloren 02/2010 e cila obligon të gjitha komunat e Republikës së Kosovës të themelojë këto zyra.
Rreth Qarkores Buxhetore, si dhe Rregulloreve Komunale që i janë nënshtruar ndryshimeve, KPF-ja u ka dhënë vizën për ti paraqitur ato para anëtarëve të Asamblesë Komunale, mbledhja e së cilës do të mbahet javën e ardhshme.