Kolegjiumi i Drejtorëve ka diskutua për borxhet që komunës i kanë kompani private të cilat prej vitesh shfrytëzojnë tokë komunale

Në mbledhjen e sotme të Kolegjiumit të Drejtorëve, në mes tjerash u diskutua edhe për borxhet që komunës i kanë kompani private të cilat prej vitesh shfrytëzojnë tokë komunale por që nuk përmbushin obligimet e parapara nga kontratat e nënshkruara. Madje, ka kompani të cilat që nga viti 2005 nuk kanë paguar asnjë cent. Kryetari i Komunës, Haki Rugova ka thënë se askujt nuk do ti lejohet që ta shfrytëzojë tokën komunale pa përmbushur obligimin që ata kanë ndaj komunës. “Jemi për ta lehtësuar mënyrën e pagesës së qirasë, le të jetë ajo edhe përmes kësteve, por assesi të tolerojmë që kjo gjendje edhe më tutje të vazhdojë kësi soji”, ka thënë kryetari Rugova.
 
Në mbledhjen e sotme u fol edhe për reklamimin e bizneseve të ndryshme që kompani private, rreth 85 sosh, reklamojnë bizneset e veta duke shfrytëzuar hapësirat publike. Edhe për këtë çështje u kërkua që të zbatohet Rregullorja Komunale mbi të Hyrat dhe borxhlinjtë ti shlyejnë obligimet, në të kundërtën, reklamat e tyre do të largohen.    
 
 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.