Edhe këtë vit, Komuna e Istogut ka ndarë bursa për studentët e vet.

Në një konkurrencë të fortë, ku kishin aplikuar 120 kandidat, komisioni i cili ishte formuar kohë më parë nga kryetari i komunës, anëtarë të cilit vijnë nga partitë politike (LDK-1, PDK-1, AAK-1 dhe IRDK-1) si dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës, bazuar në Rregulloren Komunale për ndarjen e Bursave, ka përzgjedhur 25 student të cilët do të përfitojnë nga 60 Euro në muaj, dhe kështu sa do pak, atyre të ju ndihmohet që jeta prej studenti të kalohet ma më pak telashe. “Kemi përzgjedhur studentët që kanë plotësuar më së miri kriteret e parapara me Rregulloren Komunale për Bursa. Edhe pse ka nevojë që numri i studentëve për bursa të jetë më i lartë, mundësitë buxhetore të komunës sonë janë tejet të limituara” ka deklaruar Drejtori i Drejtoratit të Arsimit dhe Kulturës, Agim Haxhiu.

Përparësi në përzgjedhje kishin ata student të cilët kanë gjendje jo të mirë ekonomike, fëmijët e Dëshmorëve dhe Viktimave të luftës, por edhe studentë të cilët janë duke treguar suksese në studime.    

Numri i përgjithshëm i përfituesve të bursave nga buxheti komunal tani është, 50.
 

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.