Nën patronatin e Kryetarit të Komunës Ilir Ferati , Komuna e Istogut përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ka bërë sot  shpalljen e Sportistit të vitit 2023. 

 

Gjatë vitit të kaluar në Istog janë shënuar një varg suksesesh sportive, duke përfshirë këtu kontributin e palodhur të sportistëve Istogas. Kryetari Ferati me këtë rast shpërbleu aktivitetin e tyre me dhënien e mirënjohjeve dhe shpërblimeve për nder të arritjes së suksesit në disiplina të ndryshme sportive. Duke i përgëzuar sportiste dhe klubet sportive për të arriturat gjatë vitit 2023 Kryetari Ilir Ferati ofroi përkrahjen e tij dhe të institucioneve komunale edhe për vitet e ardheshme.

Ndarja e çmimeve për sportistin më të mirë të vitit 2022 u realizua sipas kategorizimeve të formuara nga komisioni përkatës.

 

Shpërblimet u ndanë si vijon:

 

Kategoria: Sportisti i Vitit 2023

    Albina Rugova – nga KHF Istogu

Kategoria: Klubi i Vitit 2023- KHF Istogu

Kategoria: Trajneri i Vitit 2023

     Faruk Shala nga KHF Istogu

Gjyqtari i vitit 2023 – Hekuran  Rugova

Shpresa e vitit 2023 – Erblin Shoshi

Fikret Shatri – për kontribut të veçantë në sportin e basketbollit

Puntori Sportiv i Vitit2023 – Dardan Kaliqani

Mirënjohjet i dorëzoi Kryetari Komunës së Istogut Ilir Ferati së bashku me Nënkryetarin Ali Nimanaj dhe Drejtoreshën e DKRS-së Vlora Vuthaj.

 

Poashtu mirënjohje për kontributin e ngritjes së vlerave sportive u ndanë edhe për klubet e tjera sportive në Komunën e Istogut si dhe    Mirënjohje për përkrhaje financiare në Sport nga bizneset e ndryshme të Komunës së Istogut.

 

 

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.