Kryetari Komunës Ilir Ferati priti sot gjatë ditës në zyrën e tij Presidentin i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetarin e KF “Istogut”, Fazli Bytyqin.
Me këtë rast Kryetari Ferati i uroj mirë se ardhje dhe e përgëzoi Presidentin Ademi për kujdesin që po i jep futbollit në përgjithësi.

Në këtë takim u diskutua për punën që po bëhet në Stadiumin e Qytetit, por edhe për nevojën urgjente për ta pasur edhe një fushë ndihmëse, ngase në stadiumin aktual ka ngarkesë për shkak se stërvitin edhe ekipe të shkollave të futbollit.

Kryetari Ferati shprehi gatishmërinë për bashkëpunim në financimin e përbashkët për realizimin e projekteve për rritjen e hapësirave sportive në Komunën e Istogut, duke përkrahur klube dhe shkolla të reja të futbollit në Istog.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.