Ngritja e Zyres Lokale për Kthim dhe incidentet e vazhdueshme në Zallç, ishin dy çështje kryesore për të cilat u diskutua sot në një takim pune në mes të Kryetarit të Komunës, z. Haki Rugova dhe zyrtarëve të ICO-së, Zyra Rajonale në Pejë.

Fillimisht, zyrtarët e ICO-së u interesuan rreth Udhëzimit Administrativ të nënshkruar nga Kryeministri Thaçi që ka të bëjë me ngritjen e Zyrave Komunale për Kthim nëpër komuna.
Kryetari Rugova tha se ne në Istog për asnjë çast nuk e kemi ndërprerë punën e kësaj zyre ani pse, me Ligjin në fuçi mbi Vetëqeverisjen Lokale, çështja e Zyrave lokale për Komunitete ka mbetur çështje për të vendosur nga vet komunat. Ne në Istog, kemi konsideruar se ekzistimi i kësaj zyre dhe nën zyrave në Osojan dhe Cërkolez, janë ndihmesë për pjesëtarët e të gjitha komuniteteve përmes të cilave mund të realizohen të drejtat e tyre në mënyrë më të drejtpërdrejtë.
Sido që të jetë, zyrtarët e ICO-së preferojnë që një iniciativë e tillë duhet të fillojë sepse Udhëzimi administrative ashtu e kërkon;
Në këtë kontekst, u ngrit edhe çështja e Zallçit, lokacion ky në të cilin janë kthyer pjesëtarë të komunitetit serb e ku në vazhdimësi po ndodhin incidente për çka të kthyerit serb ndihen të shqetësuar ndërsa për autoritetet komunale, sjelljet e tilla janë të pa pranueshme. Ditë më pare Autoritetet komunale kanë dënuar ashpër incidentet e tilla, ndërkaq sot te njëjtën gjë ka bërë edhe Komiteti për Komunitete në mbledhjen e saj të rregullt.
Kryetari Rugova bëri të ditur se ai personalisht do të jap kontributin e vet për të sanuar gjendjen e krijuar dhe pjesëtarët e komunitetit serb të jetojnë në siguri të plotë si të gjithë qytetarët tjerë të komunës.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.