Është mbajtur mbledhja e 10 të e rregullt e Kuvendit Komunal të Istogut dhe me këtë rast anëtarët e kuvendit me shumicë votash kanë aprovuar buxhetin komunal për vitet 2011-2013.

Paraprakisht, drejtori i drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, z. Qazim Loxha u ka folur asambleistëve rreth draft buxhetit me ç’rast siç tha ai, janë respektuar gjithë procedurat e parapara dhe sot ky draft buxhet, i propozuar nga kryetari i komunës, ndodhet para jush për aprovim.
“Janë mbajtur mbledhje me këshillin e drejtorëve, Komitetin për Politikë dhe Financa, Komiteti për Komunitete, janë mbajtur dy dëgjime me qytetarë dhe kështu kemi arritur gjer te kjo fazë finale”, ka thënë z. Loxhaj.
z.Osman Sadikaj, Zyrtar Kryesor Financiar, ka shpjeguar detaje nga versioni i përgatitur, duke u ndalur në specifikat e këtij plan buxheti për vitin 2011-2013.
 
“Ne kemi qenë të shtrënguar ti respektojmë kufizimet buxhetore të imponuara nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF), për çka as ne e as komunat tjera nuk janë fare të kënaqura me limitime të tilla. Viti 2011 është vit i planifikimit real derisa vitet 2012 dhe 2013 janë vite për të cilat planifikimi i buxhetit bëhet në të ashtuquajturën, vlerësime të hershme” ka sqaruar z. Sadikaj. 
 
Bazuar në kufizimet e MEF-it, komuna e Istogut, për vitin 2011 do të ketë 915 të punësuar, kategoritë tjera ekonomike duken si në vijim: Paga dhe Mëditje 3.296.157 €, Mallra dhe Shërbime 589.833 €, Shpenzime Komunale 131.276 €, Subvencione dhe transfere 93.855 €, Shpenzime operative 4.111.121, Shpenzime kapitale 2.314.091 € dhe e gjithë kjo bënë buxhetin e përgjithshëm të komunës për vitin 2011 në 6.425.211 €.
 
Në vazhdim, kuvendi ka shpallur në diskutim publik, Projekt-rregulloren për varreza dhe Projekt-rregulloren për taksat, ngarkesat dhe gjobat komunale.
Kuvendi ka aprovuar edhe propozim-vendimin e Kryetarit të Komunës për dhënie në shfrytëzim 34 m2 pronë komunale një qytetari istogas.
Pjesë e punimeve të sotme të kuvendit ishte edhe shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë nën moton, “Pranoni Sfidën e Demokracisë” me ç’rast kuvendit i është drejtuar zyrtari i OSBE-së, z. Hysen Pelaj dhe z.Luan Hasanaj nga Shoqëria Civile.
OSBE, për nderë të kësaj date të rëndësishme, ka shtruar edhe një koktej modest për të pranishmit.
 
 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.