Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e 21-  e rregullt e legjislacionit të VII-të të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë Kryetari  i Komunës Ilir Ferati , drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

Në mbledhjen e sotme kuvendi  shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-  Planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2024, Shpallja në diskutim publik e Projekt Rregullores për Taksa Ngarkesa dhe Gjoba, Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për caktimin e normave për tatimin në pronën  e paluajtshme për vitin 2024, Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme private me numër të parcelave 00305-1, 00305-2, 00305-3,  00305-4, 00305-5 dhe këmbehet me pronë publike P.SH. Rrugët Publike me numër të parcelave P-70806057-00284-0, Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për këmbimin e pronës private me numër të parcelave 00030-9 me parcelën 00031-3 pronë e Komunës së Istogut, Vendim për Shfuqizimin e Vendimit 01.Nr.157/2019 i datës 26.12.2019 si dhe Vendim për Shfuqizimin e Vendimit 01.Nr.156/2019 i datës 26.12.2019

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.

Pikë shtesë e rendit të ditës ishte edhe falja e borxhit të tatimit në pronë për vitin 2023 e cila nuk u miratua nga anëtarët e asamblesë komunale.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.