Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa
Kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal Enver Rugova, është mbajtur sot mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.
Anëtarë e KPF-së shqyrtuan këto pika të rendit të ditës dhe ju dërguan Kuvendit për miratim:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Plotesim-Ndryshimi i Rregullores për Taksa Ngarkesa dhe Gjoba,
3. Caktimi i lokacionit të deponisë për materiale të ngurta në Tuqep,
4. Caktimi i lokacionit të deponisë transfer.
Mbledhja e radhes e Kuvendit pritet të mbahet në muajin Shtator.


