Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim Sasha Rashiq me bashkëpunëtorë ka zhvilluar një takim pune me kryetarin Rugova dhe zyrtarë tjerë komunal;

Vizita-ne-Dfragolevc.jpg

Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq me bashkëpunëtorë, ka zhvilluar një takim pune me kryetarin Rugova dhe zyrtarë tjerë komunal, përgjegjës për procesin e kthimit.

 
Nga të dy palët, është shprehur kënaqësi që gjendja e sigurisë dhe liria e lëvizjes së komunitetit serb është mjaft e mirë. Në fshatin Dragolevc, tashmë ka filluar rindërtimi i 12 shtëpive dhe brenda pak ditësh do të fillojë ndërtimi edhe i 18 shtëpive për të kthyerit në fshatin Zallq. Në të dyja lokacionet nga dy familje të komunitetit pritës, do të përfitojnë shtëpi.
“Me vjen mirë që sot jemi në mesin e të kthyerve këtu në Dragolevc dhe unë falënderoj edhe angazhimin e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim sepse vërtetë kemi një bashkëpunim shumë të mirë dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ajo që konsideroj tepër të rëndësishme është se nuk ka patur asnjë incident me të kthyerit dhe ata gëzojnë lëvizje të lirë” ka thënë kryetari Rugova në prononcimin e tij para mediave.
 
“ Siç  po shihni, punimet kane filluar dhe te kthyerit deri ne fund te verës do te kenë shtëpitë e veta. Falënderoj autoritetet komunale për angazhimin e tyre në procesin e kthimit, ndërsa në këtë fazë angazhimi ynë është ndërtimi i shtëpive kurse integrimi është ajo që duhet të pasojë” u shpreh Ministri Rashiq.
 
Edhe vetë të kthyerit serb kanë falënderuar autoritetet komunale për angazhim, e sidomos janë shprehë të kënaqur me lirinë e lëvizjes. Shqetësimi i tyre ishte se në fshat nuk ka uji te pijshem, prandaj kanë kërkuar nga Kryetari ndërhyrjen e tij për të mundësuar vazhdimin e punëve në rindërtim të shtëpive.

FSK-ja, në bazë të një marrëveshje të nënshkruar me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, fillimisht ka bërë pastrimin e lokacionit ku po ndërtohen shtëpitë e të kthyerve.
 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.