Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete në kuadër të Drejtorisë për Administratë Komunale, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe OSBE gjatë Muajit Tetor, Muaji Rozë, ka organizuar fushata ndërgjegjësuese kundër kancerit të gjirit. Qëllimi i fushatave ishte ndërgjegjësimi i grave për parandalimin, trajtimin dhe kujdesin që duhet treguar për këtë sëmundje. Takimet u mbajtën në tri lokacione: SHFMU “Trepca” në Banjë, SHFMU “Ismail Qemaili” në Saradran dhe SHFMU ‘’Martin Camaj” paralelja e ndarë në Serbobran. Pjesëmarrëse në këto takime ishin mbi njëqind gra të moshave të ndryshme edhe nga radhët e komuniteteve. Gratë u inkurajuan që bëjnë kontrolle të vazhdueshme pasi që zbulimi i hershëm është mbijetesë.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.