Kanë filluar punimet për ndërtimin e 13 shtëpive për të kthyerit serb në fshatin Zallq të Komunës së Istogut.

Kanë filluar punimet për ndërtimin e 13 shtëpive për të kthyerit serb në fshatin Zallq të Komunës së Istogut. Me këtë rast vendin ku do të ndërtohen këto shtëpi, sot e kanë vizituar zyrtarë qeveritarë si Zëvendës Kryeministri z.Hajredin Kuqi, Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim z.Sasha Rashiq, Kryetari i Komunës z. Haki Rugova si dhe të pranishëm ishin edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë z. Hans-Dieter Steinbach, përfaqësues të misioneve ndërkombëtare nga OSBE, ICO, UNHCR etj.
 
“ Jemi të kënaqur që ka filluar ndërtimi i shtëpive për të kthyerit serb, dhe mund të them se dallimi në mes vizitës sime të parë këtu dhe kësaj vizite të sotme është i madh. Kam gjetur vullnet të mirë për kthim nga të dy palët ”, ka deklaruar zëvendës Kryeministri z. Kuqi. Ndërsa, Ministri për Komunitete dhe Kthim, z. Rashiq uroj fillimin e ndërtimit të shtëpive në këtë fshat dhe deklaroj se ato pritet të përfundojnë në afatin prej 60 ditësh.
Në kuadër të komponentës balancuese, nga ky projekt, janë edhe dy familje nga komuniteti pritës të cilat do të përfitojnë shtëpi të reja.
Financimin e ndërtimit të këtyre shtëpive e bënë Ministria për Komunitete dhe Kthim.   
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.